Inter ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 2:0 Borussia Dortmundin në ‘San Siro’.

Skuadra e Antonio Contes, ka arritur të regjistrojë fitroen e parë këtë sezon në garën elitare për klube.

Golin e epërsisë Inter e shënoi nëpërmjet Laurtaro Martinez në minutën e 22′ të ndeshjes, pas një asistimi të pranuar nga mbrojtësi Stefan de Vrij.

Në pjesën e dytë, Inter ka pasur mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë, sikruse Martinez të mos gabonte nga penalltia (min 83).

Fitoren e Interit në këtë përballje e vulosi Antonio Candreva, që në minutën e 89′, realizoi për 2:0.

Me këtë fitore, Inter numëron 4 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi që zë vendin e dytë në grup, me Barcelonën që kryeson renditjen me shtatë pikë./Lajmi.net/

Loading...
Global