Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë sot se partia e tij nuk do të lejojë kapjen e re të Shtetit. Haziri ka thënë se LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. “Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit”, ka shkruar Haziri në një postim në “Facebook”.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional. “Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet!”, ka përfunduar Haziri. LDK dhe VV janë duke diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor. Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV prinë me numrin më të madh të votave, pas saj radhitet LDK-ja.

Loading...