Komisari evropian për zgjerim Johanes Han është i “bindur” se Sofja nuk do ta bllokojë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por i bëri thirrje të mos e shfrytëzojë procesin inkuadrues për problemet dypalëshe.

Duke u përgjigjur në pyetjen për pozicionin e Bullgarisë rreth negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe kërkesat e lidhura për historinë dhe gjuhën, Han theksoi se është “shumë i bindur se kjo nuk çon ndaj kurrfarë vetoje” dhe se ka “shumë besim” në kryeministrin bullgar Bojko Borisov se kjo nuk do të ndodhë.

“Por, kjo gjithashtu është pyetje e njëjtë ku mund vetëm urgjentisht t’u bëj thirrje vendet tona anëtare të mos e keqpërdorin procesin për çështje dypalëshe, nëse ato kanë qenë rast, atëherë askund nuk çon”, theksoi komisari Han.

Ai e shfrytëzon mundësinë t’u bëjë thirrje vendeve anëtare të BE-së ta thjeshtësojnë procesin negociues për vendet kandidate, për më pak hapësirë për bllokada.

Loading...
Global