Lidhja e njerëzve me mediat sociale, është shfrytëzuar më së miri nga një fshat i vogël në Indonezi, I cili është kthyer në një pikë teprër tërheqëse për të gjithë.

Umbul Ponggok, një pellg I vogël bë Xhava, me ujëra të kristaltë dhe peshq shumëngjyrësh, është shfrytëzuar më së miri nga banorët vendas të cilët realizojnë për turistët foto të çuditshme nën ujë.

Banorët kanë hedhur në pellg, orendi të ndryshme shtëpiake, motorë televizorë apo dhe sende të tjera, dhe për vetëm 1 dollarë çdo kush mund të realizojë një foto i zhytur nën ujë, duke parë televizor apo duke bërë xhiro me motor. Vendi është bërë aq i famshëm sa ka tërhequr edhe vëmendjen e Presdientit të Indonezisë, Joko Widodo, I cili shpesh ka postuar foto të marra nga aty.

Të gjithë fshatarët, kanë 40% të aksioneve në atraksionin turistik si dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre duke shitur suvenire, rroba e sende të tjera rreth pellgut.

Loading...