Kandidati për deputet, Frashër Krasniqi, i ka reaguar Sali Zybës së Vetëvendosjes, i cili përmes një statusi e paralajmëroi Shpend Ahmetin se s’do të jetë më kryetar e i duhet të ikë jashtë vendit si ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Postimi i plote:

Kjo është PDK 2.0 që po e nxjerrë kokën 2 ditë pas fitores. Salih Zyba që tu kajtë vike në zyrat e komunës për me ia punësu motrën, sot e paska marrë rolin e gjykatësit suprem – e na e njohim qe ai as një status nuk e shkruan pa udhëzimin e liderit suprem.

Derisa ju PDK 2.0 po e nisni hakmarrjen (me deklarata për “varje në shesh” e kërcënime për ekzil), edhe ne jemi gati për rezistencën.

Jam rritë tu i rezistu PDK-së së parë. Kemi me i rezistu edhe të dytës.

Loading...