Liverpool ka marrë edhe fitoren e dytë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur lehtësisht belgët e Genk me rezultat 1-4 në udhpëtim.

Fillimi i ndeshjes ishte për t’u mos u harruar për Liverpool, që pa veten në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, me golin e shënuar nga Alex Oxlade-Chamberlain.

Ishte mesfushori anglez, Oxlade-Chamberlain, që në minutën e 57′, dyfishoi epërsinë në 0-2.

Sadio Mane, në minutën e 77′ shënoi për 0-3, ndërsa  Mohamed Salah në minutën e 87′ çoi epërsinë në 0-4.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Stephen Odey, në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 6 pikë, dhe renditet në vendin e dytë në grup E./Lajmi.net/

Loading...