Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka pranuar që të pagojë një gjobë në vlerë prej 500,000 funtesh (rreth 580,000 euro) të caktuar nga mbrojtësit e të dhënave të Britanisë së Madhe për rolin e saj në skandalin “Cambridge Analytica”.

Facebooku, fillimisht është ankuar për dënimin duke bërë që Zyra e Komisionerit për Informim (ICO) ta ndjekë kundër-ankesën e saj, raporton BBC. Si pjesë e marrëveshjes, ky rrjet social nuk ka bërë asnjë detyrim.

Kjo kompani nga SHBA-ja ka thënë se “do të dëshironte që të bënte më shumë për të hetuar Cambridge Analytican” më herët.

“Shqetësimi kryesor i ICO-s është që të dhënat e qytetarëve të Britanisë së Madhe ishin të ekspozuara ndaj një rreziku serioz. Mbrojtja e informacioneve personale dhe të privatësisë është e një rëndësie kryesore, jo vetëm për të drejtat e individëve por edhe për ruajtjen e një demokracie të fortë”, ka thënë James Dipple-Johnstone, zv.komisioner i ICO-s.

Harry Kinmonth, avokati i Facebookut, ka thënë se ky rrjet social ka bërë ndryshime për të kufizuar zhvilluesit e informacioneve të aplikacionit të cilët mund të qaseshin pas skandalit.

“ICO ka deklaruar se nuk ka zbuluar prova që të dhënat e përdoruesve të Facebookut në BE janë transferuar në Cambridge Analytica”, ka thënë Kinmonth, transmeton Koha.net. “Megjithatë, mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin me ICO-n për hetim më të gjerë dhe të vazhdueshëm për përdorimin e analizave të të dhënave për qëllime politike”, shtoi ai.

Hulumtuesi Dr Aleksandr Kogan dhe kompania e tij “GSR” ka përdorur kuizin mbi personalitetin për të mbledhur të dhënat e Facebookut të deri 87 milionë njerëzve.

Disa nga këto të dhëna janë shpërndarë me Cambridge Analytica, kompani me bazë në Londër.

ICO ka thënë se Facebooku nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur informacionet e përdoruesve.

Loading...
Global