I dërguari i Parlamentit Evropian Ilhan Kjuçjuk nga Bullgaria do të jetë raportuesi i ri i PE-së për Maqedoninë e Veriut, publikoi European Western Balkans.

Ai është anëtar i grupit Përtëritje e Evropës, më herët e njohur si Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë (ALDE). Raportuesi paraprak i PE-së për Maqedoninë e Veriut, Ivo Vajgëll ishte nga grupi i njëjtë parlamentar.

Kjuçjuk nga Lëvizja për të drejtat dhe liritë në Bullgari u bë eurodeputet në vitin 2014 dhe është rizgjedhur këtë vit. Ishte anëtar i komitetit të delegacionit për punë të jashtme për lidhje me vendet nga Magrebi.

Raportuesit për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, anëtarë të Partisë Popullore Evropiane, do të zgjedhen të hënën, ndërsa emrat e raportuesve për Malin e Zi (Tonino Piculla), Shqipërinë (Izabel SantosY) dhe për Kosovën (Viola fon Kramon) veçmë janë publikuar paraprakisht.