Real Madridi pritet të hyjë në bisedime me Tottenhamin për mundësinë e transferimit të Christian Eriksenit gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Mesfushori danez ishte shfaqur edhe më parë në agjendën e Los Blancos dhe gjiganti spanjoll nuk dëshiron ta humbë mundësinë e transferimit të tij përsëri, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Zinedine Zidane kishte insistuar për transferimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës, por “Djajtë e kuq” nuk ishin të gatshëm ta negociojnë largimin e mesfushorit të tyre.

Ndërkohë, Tottenhami e bëri një tentim të fundit për ta rinovuar kontratën e Eriksenit, mirëpo danezi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e klubit dhe, në fund të fundit, është i gatshëm të presë deri në korrik, kur edhe i përfundon kontrata me londinezët.

Drejtori ekzekutiv i Tottenhamit, Daniel Levy, i ka urdhëruar njerëzit e tij ta negociojnë një ofertë adekuate për ta situr mesfushorin 27-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Los Blancos” do të presin deri më 1 janar të vitit 2020 për t’i nisur negociatat për transferimin e mundshëm të lojtarit, pasi që ata nuk duan t’i shkelin ligjet. Megjithatë, ata nuk e përjashtojnë mundësinë e kontaktimit të Tottenhamit para se të hapet afati kalimtar i janarit.

Tottenhami është i vetëdijshëm se lojtari mund të largohet si transferim i lirë gjatë verës së ardhshme dhe ata dëshirojnë që të përfitojnë nga shitja e tij.

Bordi drejtues i Real Madridit është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në janar, pasi që ata vlerësojnë se në fazën e mesfushës ka mungesë të energjisë, shpejtësisë dhe fuqisë.

Edhe pse Erikseni nuk i plotëson të gjitha këto kritere, teknika dhe saktësia e tij në pasime mund t’i ndihmojë repartit të mesfushës në “Santiago Bernabeu”.

Zidane nuk e kishte aprovuar transferimin e futbollistit gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo bordi i Real Madridit insiston se klubi nuk duhet ta humbë këtë mundësi sërish

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...