Edhe kafshët qeshin me serbët, për budallëqet që i bëjnë me Kosovën, sepse ata nuk e pranojnë realitetin dhe janë në panik nga sukseset e kombëtares së Kosovës në futboll.

Fitorja e kombëtares së Kosovës ndaj Malit të Zi nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në mediat serbe, të cilat, megjithatë, nuk po mund të pajtohen me realitetin e krijuar.

“Futbollistët e të ashtuquajturës Kosovë, në ndeshjen e Grupit A kualifikues për Kampionatit Evropian, kanë fituar në Prishtinë ndaj Malit të Zi me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Amir Rrahmani e Vedat Muriqi”, shkruan Kurir.rs.

Por, duke mos u mjaftuar me cilësimin “e ashtuquajtura”, gazeta serbe shkon edhe më tutje: “Kosova fantome me këtë fitore mbetet në luftë për kualifikim në Evropian, pasi renditet e treta me 11 pikë, një më pak se Çekia që është e dyta”, shkruan më tej Kurir, e cila më pas është marrë edhe me ndeshjet tjera.

Loading...