Të gjithë u befasuan nga fjalimet e tij, të cilat ngjasonin me fjalimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Bëhet fjalë për të riun nga Vushtrria, kandidat për deputet nga partia e Kurtit, Gazmend Gjyshinca.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky i ri kosovar ka arritur t’i marrë votat e duhura për të qenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

E vetë Gjyshinca në profilin e tij në Facebook ka dhënë sinjale se ka marrë vota për të qenë deputet i Kuvendit.

“Mijëra e mijëra herë faleminderit! Ju dua shumë! ❤️ Tash na pret puna për Republikën që duam!”, ka shkruar Gjyshinca në Facebook.

Loading...