Dua Lipa, performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”.

Dua Lipa, performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, në Manhattan këtë të premte. Gjatë bisedës me Amanda Petrusich, pjesë e stafit të revistës prestigjioze, Dua tregoi se ç’është për të liria.

“Të marr vendime për të drejtat e mia. Të jem në gjendje të vendos çfarë bëj me trupin tim, me zgjedhjet e mia, me opinionet që unë kam. Liria për mua është të mbështesim njëra tjetrën dhe të lëmë që secili të thotë atë që mendon.” Ishte fjalimi i këngëtares gjatë intervistës.

Ajo u pyet edhe për këngëtarin që frymëzon atë dhe padyshim emri i parë i përmendur është ai i të atit, Dukagjin Lipa.

Ndryshe dikush nga publiku përmendi emrin e Elvanës dhe Dua reagoi duke thënë “Po, Elvana gjithashtu është shumë e mirë”.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...