Një baba vdiq pas një aksidenti me makinë pak ditë pasi gruaja e tij i tha se ishte shtatzënë për herë të dytë.

Stuart Simmonds, 34 vjeçar, u aksidentua me një makinë në një kryqëzim të ngjeshur.

Simmonds, një futbollist dhe peshkatar i dashur, pësoi lëndime në kokë.

Flower

E veja e tij, Harley, tregoi në një deklaratë pikëlluese së tij vajza e tyre njëvjeçare Chloe, mendonte se sa herë që binte telefoni, ishte babai i saj.

Por, ajo e kishte për detyrë t’i tregonte asaj se ai nuk do të kthehej më kurrë në shtëpi.

Zonja Simmonds, nga Longford, Derbyshire, tregoi për humbjen duke folur në një deklaratë të dhimbshme.

Në të thuhet: “Ai ishte një njeri i përkushtuar dhe i dashuri i familjes”. “Ai tha se mezi po priste të bëhej sërish baba”.

Loading...