Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një i dyshuar tjetër. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në veri të Mitrovicës.

Sipas autoriteteve të Kosovës, dy të dyshuarit e arrestuar janë pjesë e strukturave të policisë, të identifikuar si Rade Basdare dhe Vasil Bojic. Ky I fundit është djali i shefi të operacionales në Policinë e Kosovës për rajonin e Veriut, Zheljko Bojic.

Uniformat blu kontrolluan edhe shtëpinë e Zheljko Bojiçit I cili nuk ishte I pranishëm në momentin e operacionit, ndersa u gjetën armë dhe municione.

Në një konferencë për shtyp Policia e Kosovës bëri me dije se do të vazhdojë hetimet deri në zbardhjen e plotë të vrasjes së Oliver Ivanoviç në 16 janar të vitit 2018-te. I dyshuari kryesor mbetet Milan Radoiçiç, nënkryetar I Listës Serbe.

Megjithatë edhe pse kanë hedhur poshtë këto pohime, autoritetet ne Beograd kanë thënë se I dyshuari është marrë në pyetje nga prokuroria ndonse Serbia nuk po bashkepunon pe rzbardhjen e vrasjes.

Kundërshtari politik kryesor I Listës Serbe në Mitroviçën e Veriut, Ivanoviç u vra në janar të 2018-s para selisë së partisë së tij, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Loading...
Global