Dy bashkëudhëtarë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa gjashtë të tjerë lëndime të lehta në shtatë nga gjithsej 10 fatkeqësi komunikacioni që ndodhën në 24 orët e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tre fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup janë përjashtuar nëntë vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, nëntë para se të pajisen me patent shofer, një vozitës fillestar dhe gjashtë automjete të paregjistruara.

Për parkim të parregullt janë dhënë 53 dënime, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 44 automjete.

dhuro

Janë dënuar edhe një vozitës i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre vozitës të cilët nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, një për reshtim të parregullt, një vozitës për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në motoçikletë, 12 vozitës për mosmbajtje të rripit të sigurimit dhe 12 vozitës për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Loading...
Global