Maqedonia e Veriut e përshëndet mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, drejtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, vlerësojmë se respekti i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, nga të dyja palët do të jetë një hap i rëndësishëm në kontekst të negociatave për aderim në BE. Në frymën e vlerave evropiane vlerësojmë se dy palët duhet të përmbahen nga kushtëzimet të cilat nuk dërgojnë drejtë avancimit të raporteve të mira mes popullit maqedonas dhe atij bullgar.

Këtë e tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në një deklaratë për Dojçe Velen në gjuhën maqedonase dhe për Radion Evropa e Lirë, duke e komentuar mbështetjen e Bullgarisë për fillimin e negociatave me BE-në, e cila vendosi kushte të cilat duhet të plotësohet gjatë rrjedhës se negociatave.

“Me Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë filluam një proces të rëndësishëm historik drejtë afrimit dhe miqësimit. Nëse duam të ketë sukses ky proces duhet të ekziston mirëkuptim për tjetrin. Mirëkuptimi për historinë e përbashkët duhet të ecë së bashku me mirëkuptimin për të tashmen dhe të ardhmen. Për neve e rëndësisë thelbësore është identiteti jonë maqedonas – ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase”, theskoi Dimitrov.

Flower

Rruga e euro integrimeve të vendit tonë, shtoi ai, paraqet sukses të përbashkët, që është arsye shtesë që ai të jetë urë gjatë krijimit të atmosferës së besimit dhe bashkëpunimit që u krijua gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë.

“Raportet e mira dhe anëtarësimi në BE nënkupton respekt të ndërsjellë të dy popujve. Nevojitet që me fuqitë e përbashkëta të punohet për vendim të cilat do të sigurojnë respekt dhe dinjitet te të dyja palët, duke i mënjanuar deklaratat që mund të shkaktojnë fyerje apo shqetësim të fqinjët. Vlerësojmë se nuk duhet të vihet në pikëpyetje çështja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe çështjet që lidhen me identitetin e popullit maqedonas nuk mund të jenë kusht për rrugëtimin tonë drejtë Evropës, posaçërisht jo në vitin 2019 dhe jo në Bashkimin Evropian. Ne kemi të drejtën e vetëvendosjes. Vizioni i Sofjes do të përputhet me vizionin tonë, me mirëkuptim të përbashkët për kujdesin ndaj njëri-tjetrit. Historia do të na kujtojë se si i jemi qasur së ardhmes”, tha shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

Loading...