Një person i komunitetit turk është arrestuar në pikë kalimin kufitar ‘Hani Elezit’, pasi në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi me vete në veturë po transportonte katër pasagjerë meshkuj turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të që të kalonin në Maqedoninë e Veriut e më pas në shtetet perëndimore.

Viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5500-6000 euro. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kosovar dërgohet në mbajtje.

Loading...