Deputeti grek i partisë Syriza, Stelios Kouloglou, ka komentuar qëndrimin e pathyeshëm të Francës për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vetoja e presidentit francez Emmanuel Macron kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE do të hap derën e ndikimit të jashtëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Kouloglou.

“Kur Macron vendosi të ushtrojë veton e tij, ai nuk mori në konsideratë stabilitetin politik të Ballkanit Perëndimor. Ai luajti lojën e tij me Gjermaninë”, tha më tej deputeti grek.

“Unë e kuptoj zhgënjimin, por ju duhet të prisni, sepse besoj se pozicioni i BE do të ndryshojë”, përfundoi ai.

Kritikat kundër vendimit të Francës që vendosi veton janë të shumta nga disa shtete që mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Loading...
Global