Deputetes, Frosina Remenski e dyshuar në rastin “Reket”, i është marrë pasaporta, dhe i është shqiptuar ndalesë të dalë nga Shkupi, si dhe është obliguar që çdo javë të paraqitet në gjykatë. Këto masa të kujdesit i janë shqiptuar edhe babait të Boki 13, të dyshuarit Mile Jovanovski.

“Duke vepruar mbi Propozimin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, për shqiptimin e masave të kujdesit për tre persona, pas dorëzimit të ftesave paraprake, persona gjatë ditës së sotme, para gjykatësit në procedurë paraprake u deklaruan për propozimin në fjalë”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Duke i vlerësuar faktet dhe provat në propozim, si dhe rrëfimet e personave të dyshuar, gjykatësi në procedurë paraprake solli vendim me të cilën u pranua propozimi dhe të dyshuarve F.R.T dhe M.J iu shqiptoi masa në përputhje me nenin 146, paragrafi 1, pika 1, 2 dhe 3 e Ligjit për procedurë penale (LPP), gjegjësisht u ka shqiptuar ndalesë për largim nga vendbanimi, gjegjësisht vendqëndrimi, detyrë e të akuzuarit është që të paraqitet herë pas herë te personi zyrtar në gjykatë dhe përkohësisht u janë marrë dokumentet e udhëtimit dhe pajisje tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përderisa ndaj H.B është shqiptuar masë e kujdesit në pajtim me neni 146 pika 1 dhe 3 – konkretisht marrje e përkohshme e dokumentit të udhëtimi dhe pajiset tjetër për kalimin e kufirit shtetëror”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Ndaj këtyre vendimeve, siç sqarojnë nga gjykata, palët kanë të drejtë të ankesës para Këshillit Penal.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...