Është diçka që pothuajse të gjithë e kanë integruar në rutinën e tyre ditore, dhe mund të themi se është një ves i tmerrshëm që mund të ndikojë mendjen dhe trupin tuaj në mënyrë të ndryshme.

Cila është gjëja e fundit që bëni para se të flini? A lexoni ndonjë libër, meditoni? Me siguri që ju nuk bëni ndonjërën nga këto. Si shumica na ne, me siguri që edhe ju gjënë e fundit që bëni para se të flini është të kontrolloni telefonin.

Është diçka që pothuajse të gjithë e kanë integruar në rutinën e tyre ditore, dhe mund të themi se është një ves i tmerrshëm që mund të ndikojë mendjen dhe trupin tuaj në mënyrë të ndryshme.

Ja disa arsye pse kurrë nuk duhet ta përdorni telefonin para gjumit!

1. Ju po e ‘shqetësoni’ ciklin e gjumit;

Drita e kaltër e emituar nga telefoni vetëm trikon trurin duke menduar se është ditë. Kjo pastaj ndërpret prodhimin e melatoninës e cila është e nevojshme për gjumë të mirë të natës.

2. Dëmton shikimin;

Drita e kaltër e telefonit jo vetëm që prishë ritmin e gjumit, është tejet e dëmshme për sytë. Mund të shkaktojë dëmtim të retinës.

3. Jeni në rrezik më të madh për depresion;

Për shkak të çrregullimit të hormoneve të shkaktuara nga kjo dritë, përdorimi I telefonit para gjumit, ju bën që të jeni në rrezik më të madh për të zhvilluar depresion kronik dhe probleme të tjera mentale.

4. Ndikon memorien tuaj;

Edhe pse telefonat e mençur na mundësojnë të mësojmë shumë gjëra të reja në çdo kohë, ata nuk na bëjnë më të mençur. Në fakt ndikojnë që memoria jonë të humbet. Kjo për shkak të prishjes së kualitetit të gjumit.

Loading...