Futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, humb derbin e madh spanjoll, ndaj Realit të Madridit.

Sulmuesi francez që ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga lëndimi është shkualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq që mori në fitoren 4:0 të Barçës ndaj Sevillës, sfidë në të cilën shënoi dhe një gol.

Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barçës Araujo dhe iu drejtuar gjyqtarit me fjalët “je shumë i keq”.

Për këtë arsye Dembele është shkualifikuar me dy ndeshje

Loading...