Autobusi me futbollistët e Crvena Zvezdës është duke u kthyer për në Serbi, pasi që nuk iu lejua hyrja në Kosovë nga Policia.

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet sot në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepça, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës nuk do të zhvillohet pasi që Policia e Kosovës, e vendosur në Jarinë, nuk i lejoi serbët të futen në territorin kosovar, raporton Gazeta Express.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.

Loading...
Global