Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministri britanik, Boris Johnson që të qartësojë vendimin e vendit të tij për çështjen e Brexit.

Menjëherë pas votimit në Parlamentin britanik, I cili vendosi që të ketë një shtyrje tjetër të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, Macron ka telefonuar Johnson ku i kërkoi shpjegime, raporton Reuters duke iu referuar një burimi në Presidencën franceze.

“Presidenti zhvilloi një bisedë me kryeministrin britanik dhe ndau mendimin e tij për nevojën për një sqarim të shpejtë”

“Ai sinjalizoi se një vonesë nuk do të ishte në interes të askujt,” shtoi zyrtari./vizion/

Loading...