Fshati Bozovcë është në zemër të Malit Sharr, ndërsa gjendet rreth 18.5 km në perëndim të Pollogut.

Nga 165 shtëpi, në vetëm 26 prej tyre kanë mbetur familje që ende jetojnë aty. Të gjitha shtëpitë tjera janë zbrazur. Mungesa e kushteve esenciale për jetë po detyron banorët të braktisin fshatin.

Edhe ata që kanë mbetur, në mendje e kanë ikjen, ndërsa shpëtim të vetëm e shohin Evropën.

Banorët i bëjnë apel shtetit që të kthejë sytë nga ky fshat, e të bëjnë diçka që edhe ata pak banorë që kanë mbetur të mos largohen, pasi brezat po përcjellin brezat dhe brenda një 10 vjetëve , thonë se Bozovca do të mbetet pa asnjë njeri.

Ndonëse është lënë në harresë, Bozovca cilësohet si vend turistik, me një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra.

Loading...
Global