Rihapet pista Leroy Sane për Bayern Munich. Pas bisedimeve që dështuan verën e kaluar vetëm në momentet e fundit për shkak të një dëmtimi të rëndë që Sane pësoi në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit, mesa duket Bayerni nuk ka hequr dorë nga futbollisti i kombëtares gjermane dhe në janar do të bëjë çmos për të afruar Sane në skuadër.

Në orët e fundit duke iu referuar lajmeve që raporton Bild një drejtues i skuadrës bavareze që është ngarkuar për të mbyllur këtë operacion merkatoje ka patur një takim me menaxherin e lojtarit, si për të treguar se Bayerni nuk ka hequr aspak dorë nga ideja për të firmosur me Leroy Sane të Manchester City-t.

Kësaj radhe raportohet që Bayern do të ofrojë më shumë para për të kryer me sukses operacionin Sane

Loading...
Global