Niseni nga fillimi duke shqyrtuar veten. A jeni i sigurt se personi tjetër është me të vërtetë problemi, dhe se ju nuk jeni duke e tepruar? A keni përjetuar gjithmonë vështirësi me të njëjtin person ose veprimet e tij/saj? Gjithmonë të fillojmë me vetë-ekzaminim për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një person të vështirë.

Diskutojeni atë që jeni duke përjetuar me një mik ose koleg të besuar, kjo është një nga mënyrat më të mira për adresimin e situatës. Kur ju jeni objekt i një sulmi, apo nëse shefi juaj duket sikur po mbështet veprimet jofunksionale të një bashkëpunëtori, ndodh shpesh të jetë e vështirë për të vlerësuar objektivisht mundësitë tuaja. Zemërimi, dhimbja, poshtërimi, frika dhe shqetësimi për të bërë situatën dhe më keq janë emocione të ligjshme.

Do të ishte me rëndësi një diskutim privat me personin me të cilin kemi hasur probleme apo vështirësi në komunikim. Fokusohuni në dërgimin e mesazheve, dhe mos sulmoni apo akuzoni askënd. Ju mund t’i dërgoni këto mesazhe duke shpjeguar kolegut tuaj ndikimin e veprimeve të tij/saj mbi ju.

Suksesi juaj në komunikimin midis njerëzve të vështirë që hasni në punë do të varet nga aftësia juaj për të përcjell këto mesazhe saktë dhe në mënyrë pozitive.

Pjesë e këtyre mesazheve duhet të bëhen dhe problemet midis jush. Mos harroni, një formë pozitive do të ishte dhe përdorimi i humorit gjatë debatit. Kjo do ta bënte diskutimin më të qetë e më paqësor për të ardhmen.

Pozitiviteti për të shprehur sa më mirë mesazhet tona, janë për vazhdimësinë e jo vetëm për atë çka aktualisht mundohemi të transmetojmë. Marrëdhëniet në punë janë gjithmonë të rëndësishme, e shpeshherë kushtëzuese për aq kohë sa mjedisi ku punojmë përmbledh një pjesë të madhe të kohës, dhe kolegët janë pika kyçe e suksesit tonë.

Loading...