Ava Max është shpallur “Artistja më depërtuese e vitit”.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare e cila po korrë sukses edhe në botë, Ava Max, është nderuar me çmim të rëndësishëm.

Ajo është shpallur si “Artistja më depërtuese e vitit” dhe për mbështetjen i ka faëlnderuar fansat në përgjithësi e në veçanti ata të komunitetit LGBTI.

“Ndihem e nderuar që pranoj Çmimin “Artisti më depërtues i vitit” nga Revista Attitude! Më duhet të them një falënderim masiv për të gjithë Revistën Attitude që më vendosën mua në kopertinë – më keni përkrahur që nga dita e parë, dashuria juaj do të thotë e gjithë bota për mua dhe unë ju falënderoj për gjithçka që ju i qëndroni mrapa. Unë gjithashtu duhet të falënderoj fansat e mi LGBTQ + (Avatars), ju djema jeni tifozët absolutë më të mirë dhe jeni arsyeja pse unë e bëj këtë! Ndihem shumë mirënjohëse që jam këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe ju dua të gjithëve, jam shumë e entuziazmuar që ju të shihni se çfarë po vjen”, ka shkruar ajo pranë postimit të bërë në Instagram.

Loading...