Disa ditë pasi Princi Harry publikoi një letër akuze ndaj disa tabloidëve (me sa duket, kundër dëshirës së familjes mbretërore), një reporter mbretëror, i quajtur Richard Palmer, ka bërë të ditur se familja mbretërore ndihet “e turpëruar” nga Harry dhe Meghan.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Harry ka paditur disa prej tabloidëve më të njohur britanikë si: Daily Mail, Mail On Sunday, The Sun, Daily Mirror etj., pasi ata publikuan një letër që Meghan ia ka dërguar të atit, me qëllimin që Meghan të dukej keq.

T mobile In article [1]

Kjo ishte një përpjekje e princit për të mbrojtur Meghan-in nga kritikat e shumta. Megjithatë familja mbretërore e këshilloi Harry-n të priste të kthehej nga turi pastaj ta publikonte letrën, por ai e publikoi pa u thënë gjë. Si rrjedhojë punët nuk janë aspak mirë mes çiftit Sussex dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.

Sipas korrespondetit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, asnjë pjesëtar i familjes mbretërore nuk po e mbështet Harry-n dhe Meghan-in dhe nuk duan t’ia dinë për ta. Madje, edhe ndihmëset e çiftit janë vënë në siklet nga veprimet e tyre.

Comments are closed.