Mbrëmë  rreth orës 20.00, 51-vjeçari T.S. nga fshati Jançisht i Tetovës, në Sektorin për punë të brendshme-Tetovë,  ka denoncuar se gjatë tre javëve të kaluara, person i panjohur nga kasaforta e tij metalike, të cilën e ka pasur të vendosur në dhomën e gjumit, ka vjedhur shumë të madhe parash.

Në shtëpinë e denoncuesit T.S. është kryer inspektimi  dhe diku më vonë është privuar nga liria R.S. (25) nga fshati Jançisht, për shkak të dyshimeve se është kryerës i kësaj vjedhje të rëndë.

Ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit

Flower

Loading...