Mbrëmë rreth orës 00 e 50 minuta, në rrugën lokale për në fshatin Trebosh të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 36-vjeçari A.Xh. dhe 27-vjeçarin E.H. të dy nga fshati Dobrosht, për arsye se gjatë kontrollit të kryer në veturën ,, Polo,, me targa të Tetovës, me të cilën kanë udhëtuar personat në fjalë, është gjetur marijuanë dhe rrizëll.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.