Dje në ora 04 e 45 minuta, në rrugën ,,Ivo Ribar-Lola,, në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga Stacioni policorë Tetovë, kanë privuar nga liria personat S.D. (19) dhe D.S. (18), të dy nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit, se kanë kryer vepër penale ,,Vjedhje,, të cilën e ka denoncuar personi R.S. nga Tetova.

Dy personat janë mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme, kurse pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.