Me ardhjen e Arbër Ademit në krye të ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, nisi ritja e pagave për të punësuarit në dikasterin e arsimit.

Fillimisht 5 për qind nga shtatori i vitit 2018 dhe 5 për qind të tjera nga shtatori i këtij viti edhe atë jo vetëm për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm por edhe per arsimin e lartë.

Trendi i përmirësimit të nivelit të pagave jo vetëm që nuk u ndal me këto dy rritje, por do të vazhdoj me hap dyfish më të lartë.

Flower

Ministri Ademi në shumë paraqitje publike ka deklaruar se rritja e pagave për punonjësit në arsim nuk mbaron këtu dhe se do të angazhohet që edhe vitet në vijim të ketë rritje të pagave.

Kështu, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të 158-të e miratoi Informacionin mbi rritjen e pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë dhe në shkencë për 10%, duke filluar me pagesën e pagës së muajit prill të vitit 2020.

Sigurisht se nëse kjo rrumbullaksohet me sukses, do të jetë një rritje historike e pagave në arsim.

Loading...