Në interes të Gjermanisë dhe të BE-së është që sa më shpejt të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë për integrimin e tyre në Union, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmajer.

Altmajer i cili këto ditë vjen për vizitë në Ballkan, për gazetën gjermane “Bild” thotë se është i zhgënjyer nga rezultati i Samitit të BE-së në Bruksel.

“Në interesin tonë është që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, duke i pranuar përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet.

Negociatat aderuese me të dyja vendet duhet që të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë Peter Almajer

Loading...
Global