Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, është takuar me Ambasadorin e Bulgarisë fqinje në Maqedoninë e veriut, z. Angel Angelov, në selinë e BDIsë në Tetovë.

Z. Ahmeti dhe Ambasadori Angelov diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale, zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë si dhe integrimin eurotlantik të vendit tonë.

Z. Ahmeti theksoi që marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Shkupit dhe Sofjes është një e arritur e rëndësishme dhe duhet të zbatohet në përpikshmëri.

Gjithashtu, marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve tona duhet të shënojnë rritje dhe institucionet duhet që ta lehtësojnë këtë proces.

Mbështetja e Bulgarisë për marrjen e datës për fillim të negociatave midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian është kyçe dhe ne jemi në pritje të lajmeve pozitive javën e ardhshme nga Brukseli.

Ky vendim pozitiv i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do ta thellojë dialogun me Brukselin dhe do ti përshpejtojë reformat në vend.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...