Një aksident tragjik që ka lënë pas një viktimë ka ndodhur në aksin Elbasan -Tiranë.  Viktimë ka mbetur shoferi i automjetit tip Seat i cili dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion.

Por detaje të tjera të rënda zbardhen nga aksidenti. Mësohet se autovetura ka qenë me gaz, ka shpërthyer në flakë, dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit.

Loading...