Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi morri pjesë në prezantimin  e klasës lëvizëse “Një jetë në rrjetet sociale” për parandalimin e bulizmit nëpër shkolla dhe rrjetet sociale, i cili vjen si projekt edukimi në kuadër të Festivalit tradicional të filmit për të rinj “Giffoni” në bashkëpunim me Ambasadën italiane në Shkup.

“Dua të falënderoj Qeverinë dhe Ambasadën italiane si dhe drejtuesit e Festivalit, që përvojat e tyre pozitive në kuadër të politikave të tyre nacionale për ballafaqim me bulizmin shkollor dhe kibernetik i ndajnë edhe me neve për të na ndihmuar që të ballafaqohemi më lehtë me dukurinë e bulizmit, e cila tanimë përbën sfidë për të gjitha shtetet ku ka avancuar përdorimi i teknologjisë informatike”, tha mes tjerash ministri i arsimit dhe shkencës,  Ademi. Pra, është një ndihmë që u vjen institucioneve të sistemit në luftën kundër këtyre sfidave globale, por që prekin edhe bashkëqytetarët tanë të rinj, sidomos nxënësit. Prandaj, është tepër i nevojshëm vetëdijesimi i qytetarëve dhe edukimi i të rinjve për rreziqet dhe pasojat që bart përdorimi i pakontrolluar i mjeteve të teknologjisë informatike, vërejti me tej ai.

“Besoj se ky projekt do të pranohet jo vetëm si pilot-projekt dhe nuk do të mbulojë vetëm një numër të kufizuar nxënësish, por me kalimin e kohës do të përhapet më gjerë dhe do të depërtojë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend. Kjo na nevojitet, sepse do të ndihmojë në ndërtimin e një mjedisi shkollor paqësor dhe harmonik për mësim dhe shoqërim për gjithë secilin”, deklaroi ministri Ademi.

Loading...
Global