Modelja nga Rusia, tashmë po konsiderohet si vajza më e bukur në botë.

Alina Yakupova, 6 vjeçare ka hyrë në industrinë e modelizmit kur ishte vetëm 4 vjet dhe menjëherë ka arritur të shikohet dhe të kërkohet nga shumë revista të ndryshme, duke i përfshirë edhe ato me famë.

Vajza e re nga Moskov, Rusi, filloi te shfaqej në kampanja dhe fushata të kompanive të ndryshme duke i përfshirë ” Gloria Jeans, Monnalisa Kids dhe Yudashkin Kids:, duke e ngritur popullaritetin e saj me vite, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Profili i saj në Instagram, i cili menaxhohet nga nëna e saj ka marr më shumë se 26 mijë ndjekës.