Një ngjarje e rëndë ndodhi në Xibër të Klosit në Shqipëri, ku janë shënuar tre viktima si pasojë e një sherri për pronat.

Burimet për Top Channel thanë se dy kushërinjtë Sali Dakuci dhe Kujtim Dakuci kanë nxjerrë armët dhe për pasojë ky i fundit 55 vjeç, bashkë me të birin Gerti Dakuci, 17 vjeç humbën jetën. Por më pas edhe Sali Dakuci ka vrarë veten.

Mësohet se konflikti i tyre për pronën ka qenë i hershëm.

Flower

“Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Loading...