Mbrëmë pas mesnate, policia ka arrestuar 20-vjeçarin nga fshati Bllacë e Tetovës, i cili ka prishur qetësinë publike në Spitalin Klinik të Tetovës.

Sipas policisë, 20 vjeçari me inicialet M.K., në gjendje të alkoolizuar e ka prishur rendin dhe qetsinë publike,

duke bërtitur me zë të lartë dhe duke u zënë më të pranishmit në Spitalin klinik të Tetovës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate./TS