Demokratët amerikanë kanë nisur zyrtarisht procedurat për mocion mosbesimi – hetim – ndaj Presidentit Donald Trump lidhur me pretendimet se ai kërkoi ndihmë politike nga Ukraina.

Vendimi i kryedemokrates Nancy Pelosi vjen pas kërkesave në rritje nga partia e saj.

Trump ka mohuar papërshtatshmërinë, por ka pranuar se kishte diskutuar rivalin politik Joe Biden me presidentin ukrainas.

Asnjë president amerikan nuk është hequr ndonjëherë nga detyra përmes mocionit të mosbesimit.

Biden ka mbështetur procedurat mocionit të mosbesimit nëse presidenti amerikan nuk pajtohet me hetimet lidhur me bisedën e tij me liderin e Ukrainës.

Ekziston një mbështetje e gjerë në mesin e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve me një disponim me më shumë se 145 nga 235 anëtarë në favor të mocionit të mosbesimit. Nëse procedohet tutje mocioni nuk ka të ngjarë të kalojë në Senatin e kontrolluar nga republikanët dhe sondazhet e opinioneve tregojnë se është jopopullore midis votuesve amerikanë.

Mocioni i mosbesimit vjen pas zbulimeve se Presidenti Donald Trump i kërkoi Ukrainës të hetojë rivalin e tij politik Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, duke kërkuara informata komprometuese për ta.

Mocioni i mosbesimit (Impeachment) në Shtetet e Bashkuara është procesi me të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e një legjislature ngre akuza kundër një zyrtari civil të qeverisë për krime që pretendohet të jenë kryer, me qëllim të ngritjes së një aktakuze nga një juri e madhe. Procesi iniciohet me dy të tretat e votave të Parlamentit për moscion mosbesimi të Presidentii, me ç’rast Gjykata Kushtetuese vendos nëse Presidenti është fajtor për krimin për të cilin akuzohet. Nëse shpallet fajtor, ai hiqet nga pushteti.