UEFA ka njoftuar se gara e re e tretë evropiane për klube do të quhet Europa Conference League, e cila do të nisë nga viti 2021.

Po ashtu, organi qeverisës i futbollit evropian njoftoi të martën mbrëma se finalja e vitit 2021 në Ligën e Evropës do të mbahet në Sevilla dhe se VAR-i do të përdorët nga të gjitha fazat e eliminimit direkt në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Por, lajmi më i rëndësishëm i kësaj mbrëmje është lansimi i garës së re për klube të UEFA-s nga sezoni 2021/22, e cila do të quhet Europa Conference League.

UEFA ka shpjeguar se kjo garë synon t’iu japë mundësi më shumë klubeve nga më shumë vende të marrin pjesë në futbollin evropian.

“Gara ka për qëllim t’iu japë shanse më shumë klubeve nga më shumë vende të marrin pjesë në garat evropiane”, njofton UEFA