Të dyshuarit të dytë në rastin “Reket”, Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, masa e paraburgimit do t’i ndërrohet me masën e arrestit shtëpiak, kjo pasi gjykatësi i procedurës paraprake, pas marrjes së mendimit pozitiv nga ana e Prokurorisë, e miratoi propozimin e mbrojtjes që masa e paraburgimit të ndërrohet me arrest shtëpiak.