Zjarrfikësit e Tetovës u pajisën me dy automjete të reja – kamionë specialë për shuarjen e zjarrit të cilët janë donacion nga Danimarka. Kamionët janë siguruar me angazhimin e Mexhait Latifit mjek i fshatit të Tetovës Dobrosht, i cili tashmë disa vite jeton dhe punon në Danimarkë.

Uka Aliti, komandant i njësitit zjarrfikës të Tetovës tha se automjeti i parë është kamion kryesor për shuarjen e zjarrit, ndërsa cisterna paraqet logjistikë për automjetin.

Mexhait Latifi theksoi se për këtë iniciativë ishte shumë i motivuar duke e ditur se populli ka probleme me shumë zjarre.

Kamionët ishin të dedikuar për Komunën e Tearcës, por pasi ende nuk ka njësite të tilla në komunat rurale kompetenca e automjetit i është transferuar Komunës së Tetovës.

Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës tha se shpreson se ndryshimet ligjore do të kontribuojnë që të krijohen reparte të njësitit zjarrfikës në vendet rurale. 

 

Loading...