Zjarrfikësit nga Brigada territoriale e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, mes të cilëve edhe 18 të sapopranuar,  do të trajnohen  për dhënie të ndihmës së parë për personat në aksidente, ose në raste kur ka të lënduar  gjatë intervenimeve për shuarje të zjarrit.

Me atë, Brigada territoriale e zjarrfikësve të qytetit të Shkup do të numërojë gjithsej rreth  50 zjarrfikës të cilët do të kenë certifikat për dhënie të ndihmës së parë.

Trajnimett bëhen në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Linkakros”, trajnues amerikan për paramedikal dhe Ndihmën e shpejtë të Qytetit të Shkupit.

“Teorikisht një pjesë ka zgjatur 10 ditë,  ndërsa tani vijon pjesa praktike e cila do të zgjasë  deri dy javë. Nga viti 2015, prejse bashkëpunojmë me “Linkakros” kemi 25 paramedikë, tani do të furnizohemi edhe me 25 të rinj ashtu që Brigada do të numërojë  rreth 50 zjarrfikës të cilët do të kenë certifikat  për dhënie të ndihmës së parë”, deklaroi sot komandanti i BTZF Vlladimir Simonovski.

Këtë vit në trajnim është përfshirë edhe Shtëpia shëndetësore Shkup me tre mjekë për ndihmën e parë  të cilët e zbatuan pjesën teorike të trajnimit.

“Kemi punuar në edukimin teorik të kandidatëve nga Brigada e zjarrfikësve. Përfaqësuesit e “Linkakros” kanë konsideruar se është mirë që edukatorët  të jenë nga Ndihma e shpejtë mjekësore sepse shërbimet tona drejtpërdrejtë hasin në situata të tilla dhe kanë konsideruar se  përvoja jonë në ballafaqimin  e situatave urgjente do të  jetë në favor të zjarrfikësve. Shpresoj se kemi bërë përgatitje të mirë teorike”, deklaroi mjekja Kristina Shindelar nga Ndihma e shpejtë mjekësore.

Sipas Xhonatan Mandels nga “Linkaros”, projekti është shembull për rritje të kapaciteteve të zjarrfikësve për dhënie të ndihmës së shpejtë. “Mendoj se përmes projektit  tregojmë se kujdesemi për ato të cilët kujdesen për ne”, tha Mandels. .