U kthye në Madrid për një projekt të ri, por edhe këtë sezon s’ka revolucion në Real.

Zinedine Zidane nuk i ka rënë pishman që është rikthyer në Real Madrid.

Por, teksa përgjigjej pas pyetjeve të njëpasnjëshme të gazetarëve, ai la të kuptohet se premtimet e klubit ishin më të mëdha dhe sot në “Santiago Bernabeu” është dashur të jetë së paku Paul Pogba.

Por, Zizu insiston se me këtë skuadër që kanë, duhet të vazhdojnë të punojnë për t’i arritur objektivat.

“Mora vendim që të kthehem sepse e pashë veten fuqimisht për një projekt të ri, por kemi këtë ekip që kemi dhe duhet të vazhdojmë. Tani jam këtu dhe do të provoj. Ne duhet të jemi të gjithë së bashku për të arritur objektivat”, u shpreh Zizu.

A i tha Zidane ‘jo’ ardhjeve të Eriksen dhe Van de Beek?

“A i refuzuat ju Eriksenin e Van de Beekun apo çfarë ndodhi? Nuk do të them po e as jo, është diçka që i takon klubit, por jemi këta që jemi dhe kaq. Ndoshta edhe për Pogban mund të më pyesni, por jemi këta që jemi dhe do të tentojmë të bëjmë më të mirën”.

Zizu i bindur se skuadra mund të japë shumë më shumë.

“Mund të bëjmë më shumë? Po. Gjithmonë kemi pasur momente të komplikuara dhe momente të mira. Nesër luajmë kundër liderit dhe duhet të fitojmë. Duam të fitojmë, krejt çka mund të bëjmë është të punojmë dhe t’i përmirësojmë gjërat”.

“Jam i sigurt se do të bëjmë ndeshje të madhe nesër