Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar aktakuzë për një gazetar në internet portalin www.infomax.mk për vepër penale p zbulim të sekretit zyrtar të nenit 360 paragrafi 1 të Kodit Penal.

“I akuzuari më 23 gusht, përmes internet portalit www.infomax.mk opinionit i ka zbuluar të dhëna që paraqesin sekret zyrtar, Njëherit, ai e ka publikuar faqen e parë të procesverbalit për marrje të kallëzimit penal nga një person të evidentuar në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokuroria e ka parashtruar akuzën deri te Gjykata Themelore Penale Shkup pasi pas publikimit të procesverbalit të internet portalit të sipërpërmendur janë bërë kontrollet e nevojshme dhe janë siguruar dëshmitë materiale për veprën penale në fjalë, konform Ligjit për procedurë penale”, bëri të ditur Prokuroria Publike.