Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili e udhëheq delegacionin qeveritar në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, raportohet se sot duhet të ketë takim me kryeministrin grek, Korijakos Micotakis.

Ky do të jetë takim i parë i dy kryeministrave pasi Kirjakos Micotakis fitoi në zgjedhjet që u mbajtën në fillim të korrikut në Greqi.

Në agjendën e kryeministrit Zaev është paraparë edhe takim zyrtar me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe pjesëmarrje në pritjen me ftesë të presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe bashkëshortes me rastin e mbajtjes së Asamblesë së 74-të të përgjithshme të KB-së.

Fjalimi zyrtar i kryeministrit Zaev në Asamblenë e përgjithshme të KB-së është paraparë për të shtunën në sesionin e paraditës.

Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Ministrat marrin pjesë në punën e forumeve në kuadër të katër samiteve të cilat këtë vit i kushtohen ndryshimeve klimatike, qasjes universale deri te shërbime cilësore shëndetësore, qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe financimin e zhvillimit.