Mjedisi i rrezikuar jetësor dhe krizat ekonomike si kërcënime më të mëdha dhe sfidat për prosperitetin global janë temat qendrore të Forumit të tretë të sivjetmë global të biznesit “Blumberg” që është mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ndërsa kanë marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ai për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini.

Forumi, siç bëhet e ditur nga Pres shërbimi qeveritar ka tubuar shefat e shteteve të qeverive me drejtorët ekzekutiv dhe kryetarë të Këshillave vendor të kompanive më të mëdha globale që të bisedojnë në gjetjen e aksioneve të përbashkëta për këto çështje.

Kryeministri Zaev është pjesë e delegacionit të Qeverisë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini kanë marrë pjesë në Forumin ku kanë ndarë përvoja dhe iniciativa të cilët kanë potencial të jenë përgjigje e ndryshimeve klimatike me thatësira të shpeshta, mungesën e ujit që shkakton pasoja serioze në ekonomi, veçmas në bujqësi dhe destabilizojnë më shumë shoqëri nëpër mbarë botën.

Në Forumin global të biznesit “Blumberg” në Nju Jork janë prezantuar më shumë shembuj për avancim që arrihen përmes partneritetit dhe investimeve mes sektorit publik dhe privat dhe Forumi ka qenë mjedis për takime dhe këmbime të ideve për iniciativa në të cilën aktivisht marrin pjesë kryeministri Zaev dhe ministrat Filipçe dhe Nuredini.

Gjatë ditës, kryeministri Zaev do të ketë fjalim në Dialogun e liderëve në kuadër të Forumit për nivel të lartë në Samitin për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm si pjesë e programit të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të KB-së.

Programi i sotëm i kryeministrit përfundon me fjalimin në debatin “E ardhmja e integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor: Nga shkon Ballkani Perëndimor” në organizim të Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi në Nju Jork.