Gruevizëm deri vonë, kërkesë kundër çdo logjike, kundër BE-së dhe NATO-s, kundër vlerave dhe parimeve, kështu kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp e vlerësoi rezultatin e takimit të mbrëmshëm të liderëve dhe kushtin e vetëm, siç tha, e ka vendosur lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.

“Jam i zhgënjyer nga rezultati i takimit të liderëve. Kisha pak shpresë se është e mundur që ta ndryshojnë matricën dhe të dalin nga synimet e paraardhësve të tyre. Ne u përpoqëm që tu dalim në ndihmë, por VMRO-DPMNE-ja vetëm kërkon që lëndët e PSP-së të jenë nën kontrollin e tyre, të ndalojnë të gjitha hetimet dhe parahetimet, krimin ta fshehim. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë”, tha Zaev duke shtuar se drejtësi dhe shtet juridik duhet të ketë dhe do të ketë.

T mobile In article [1]

Sipas tij lëndët e PSP-së do të vazhdojnë që të procesuohen.