Në punën e diskutimit të përgjithshëm të sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që filloi sot, mori pjesë delegacioni i Maqedonisë Veriore, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin e Çështjeve Evropiane Bujar Osmani, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së filloi me pritje solemne të shefave të shteteve dhe të qeverive dhe delegacioneve nga ana e sekretarit të përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media kryeministri Zaev me bashkëshorten Zorica mori pjesë në pritjen solemne që e organizoi sekretari i përgjithshëm Guteresh, pas çka vijoi hapje e diskutimit të përgjithshëm “Përshpejtimi i përpjekjeve multilaterale për eliminimin e varfërisë, për arsim cilësor, për aksion klimatik dhe për gjithpërfshirje”.